Mirëqenia fizike dhe performanca influencohen nga faktorë të ndryshëm. Këtu përfshihet aktiviteti fizik dhe një dietë e shëndetshme. Stresi i jetës së përditshme kërkon energji dhe nerva të forta. Vitaminat B kompleks përbëhen nga 8 vitamina në total: acidi folik, Vitamina B1, Vitamina B2, Vitamina B6, Vitamina B12, acidi pantotenik, niacin dhe biotin.
Si përbërës i koenzimave, vitaminat B luajnë rol në prodhimin e energjisë nga dieta. Vitaminat biotin, niacin, vitaminat B1, B2, B6 dhe B 12 kontribuon në metabolizmin energjitik dhe në funksionimin normal të sistemit nervor. Acidi pantotenik luan rol në performancën normale mendore.
Formimi i gjakut dhe sistemi imunitar
Vitaminat B6 and B12 kontribuojnë në formimin normal të qelizave të kuqe të gjakut, e cila mundëson transportin e oksigjenit në gjak. Gjithashtu ato kontribuojnë në funksionimin e sistemit imunitar. Acidi folik luan rol në ndarjen qelizore dhe është i përfshirë në formimin e gjakut.
Niveli i homocisteinës dhe zemra: Acidi folik, së bashku me vitaminat B6 dhe B12, ndihmojnë në mbajtjen e nivelit normal të homocisteinës. Vitamina B1 kontribuon në funksionimin normal të zemrës.
Shkaqet e pamjaftueshmërisë së vitaminës B
- Dieta jonë ka një impakt të madh në ushqyerjen e trupit tonë. Një dietë jo e balancuar dhe e njëanshme, dietat që zgjasin, si dhe intolerancat ushqimore mund të jenë shkak i marrjes jo të plotë.
- Personat që ndjekin dietë vegjetariane ose vegane duhet të jenë të kujdesshëm të zëvendësojnë ato që nuk i marrin nga ushqimet shtazore. Kritike është vitamina B12, e cila gjendet më së tepërmi në ushqimet me origjinë shtazore.
- Gjithashtu edhe gjatë përpunimit të ushqimit humbin shumë vitamina. Vitaminat B nuk tolerojnë nxehtësinë, konservimin ose ruajtjen për një kohë të gjatë. Marrja në sasi të madhe të sheqerit, çajit, kafes ose alkoolit ulin vlerat e vitaminave B.
- Faktorë si stresi, lodhja ose aktiviteti i shumtë fizik si sporti, rrit nevojat e oragnizmit për vitamina B.




