Përshkrimi i Produktit
Curasept ADS Implant është një shplarës goje antiseptik me acid hialuronik që maksimizon proceset riparuese të mukozës orale.
Formulimi
Formulë shumë efektive kundër pllakave bazuar në:
Kloreheksidinë 0.2% karakterizohet nga një efekt i shpejtë dhe mbajtje e lartë nga kaviteti oral, gjë që sjell efekt antibakterial dhe kundër pllakave për 8 deri në 12 orë.
ADS (Anti-Discoloration System) që parandalon njollat e dhëmbëve, një efekt tipik anësor i produkteve të tjera me klorheksidinë.
PVP-VA dhe Acid Hialuronik për një efekt të zgjatur balancues dhe shërues të indeve në kavitetin oral.
PVP-VA (Poly Vinyl Pyrrolidone Vinyl Acetate) është një ko-polimer me veti mukoadezive që ka aftësi të formojë një film mbrojtës në strukturat e kavitetit. Falë këtij filmi parandalohet grumbullimi i baktereve në sipërfaqet e dhëmbëve dhe mishrave të dhëmbëve.
Acidi Hialuronik mbron membranat dhe nxit proceset riparuese.
Kujdes! Vetëm për përdorim të jashtëm. Mos e gëlltisni. Mbajeni larg fëmijëve. Mbajeni larg nga drita dhe nxehtësia.
Udhëzime mbi përdorimin
Shplani gojën për rreth një minutë me 10ml shplarës të paholluar. Përsëriteni 2 herë në ditë, pas vakteve kryesore. Rekomandohet të përdoret pas larjes së dhëmbëve. Mundohuni të shmangni sa më shumë pirjen e duhanit dhe ushqimet që mund të lëshojnë ngjyrë (si kafja apo çaji) të paktën një orë pas trajtimit. Vazhdoni me përdorimin për të paktën 7-14 ditë.
Related products
-
Kujdesi ndaj gojës
Curasept – Xhel Paradontal me 1% klorheksidinë
Rated 0 out of 51050 L Add to cart