Çfarë është NAD+ dhe pse po flet gjithë bota për të?

NAD+ (Nicotinamide Adenine Dinucleotide) është një koenzimë vitale që gjendet në çdo qelizë të trupit tonë. Pa të, qelizat nuk mund të prodhojnë energji dhe as të kryejnë proceset bazë të mbijetesës.
NAD+ njihet si karburant i qelizave, duke reduktuar lodhjen, jep energji, rrit përqëndrimin dhe funksionin e të menduarit.

Me kalimin e moshës (veçanërisht pas të 40-ave), nivelet e NAD+ në organizëm pësojnë një rënie të ndjeshme, gjë që lidhet direkt me procesin e plakjes dhe lodhjen kronike.

Benefitet kryesore të NAD+ përfshijnë:
• Rritja e energjisë qelizore: Ndihmon mitokondritë që të kthejnë ushqimin në energji të përdorshme për trupin.
• Ngadalësimi i plakjes (Anti-aging): Aktivizon sirtuinat, të cilat njihen si “proteinat e jetëgjatësisë”, duke mbrojtur qelizat nga konsumimi.
• Riparimi i ADN-së: Ndihmon në korrigjimin e dëmtimeve të vazhdueshme nga faktorët e jashtëm.
• Përmirësimi i funksionit të trurit: Rrit përqendrimin, qartësinë mendore dhe mbron sistemin nervor.
• Mbështetja e metabolizmit: Ndihmon në rregullimin e peshës dhe mbron shëndetin kardiovaskular e muskulor.

Teknologjia liposomale

Teknologjia liposomale siguron shkallën më të lartë të përthithjes të NAD+ në organizëm, duke e bërë formën e shurupit jashtëzakonisht efektive. Liposomet janë të ngjashme me membranën e qelizave tona, të cilat e “mbështjellin” NAD+ dhe e mbrojnë atë nga shkatërrimi prej acideve të stomakut dhe enzimave tretese. Për shkak të kësaj mburoje, shurupi liposomal përthithet menjëherë në qarkullimin e gjakut, duke garantuar që trupi juaj të marrë pothuajse 100% të dozës aktive për energji dhe rinim qelizor maksimal.

NAD+ dhe efekti Anti-Age

Me kalimin e moshës, mungesa e NAD+ ngadalëson aftësinë e lëkurës për tu riparuar vetë. Duke vepruar direkt në nivel qelizor, NAD+ stimulon rigjenerim dhe lufton faktorët që shkaktojnë rënien e lëkurës.
Marrja e NAD+ Liposomal ndihmon në trajtimin e plakjes nga brenda-jashtë duke ushqyer shtresat më të thella të lëkurës ku kremrat sipërfaqësorë nuk arrijne dot. Ky suplement stimulon prodhimin e kolagjenit duke zbutur rrudhat ekzistuese dhe riparon demtimet nga rrezet e dëmshme UV të diellit.
Gjithashtu ofron përfitime të fuqishme kundër rrathëve të errët, qeskave të fryra të syve duke vepruarnsi bateri që zgjon & rigjeneron qelizat e lodhura.

NAD+ për Energji & më pak lodhje

Me kalimin e moshës sasia e energjisë që prodhohet në mitokondri fillon dhe ulet. NAD+ i jep energji muskujve duke stimuluar prodhimin e energjisë si dhe rrit performancën sportive. Luan rol të rëndësishëm në shëndetin e zemrës duke rregulluar elasticitetin e enëve të gjakut.

NAD+ për trurin

NAD+ lipozomal ofron një mbështetje të fuqishme për trurin duke rritur mbrojtjen dhe energjinë mendore. Forma e tij shurup Liposomal lejon që të ketë përthithje maksimale dhe siguron që të arrijë në gjak në sasi të larta. Pasi arrin në qelizat e trurit (neuronet), NAD+ rigjallëron mitokondritë duke rritur prodhimin e energjisë qelizore (ATP), gjë që përkthehet në më pak “mjegull truri” (brain fog), përqendrim më të lartë dhe përmirësim të kujtesës.

Bruna’s Formulation NAD+ Liposomal e gjeni në Farmaci Bruna, ose mund te porosisni tani në faqen e Web-it www.farmacibruna.al ose në rrjetet sociale: Instagram @farmacibruna.al dhe WhatsApp 0698326799.